Presidentja takon sot opozitën

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të takohet sot me liderët e partive opozitare.
Ky takim vjen në kuadër të iniciativës së presidentes, për tu takuar me të gjithë udhëheqësit e partive parlamentare, me qëllim që të gjendet zgjidhje për krizën politike.

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës kanë deklaruar se ata do të shkojnë bashkë në takimin e thirrur nga Jahjaga, por opozita ka paralajmëruar se nuk ka ndryshuar qëndrimet lidhur me kërkesën e tyre që kryeministri Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe rishqyrtimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Jahjaga dje paralajmëroi se pas takime të ndara me krerët partiakë, ajo do të organizojë një tryezë, ku do të ftojë të gjithë liderët politikë në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-takon-sot-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala