Presidentja, pengesë për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Duarthatë është kthyer në Bruksel një delegacion i Bashkimit Evropian, pas dështimit për ta diskutuar me dikë në Kosovë përmbajtjen e Projektligjit për dhomat e specializuara dhe për Prokurorinë e Specializuar, shkruan sot Koha Ditore.

Presidentja Atifete Jahjaga është bërë pengesë për ta çuar përpara negocimin e kësaj përmbajtjeje.

Nën patronazhin e Jahjagës është duke u zhvilluar procesi i hartimit të legjislacionit që krijon bazën për themelimin e Gjykatës Speciale, emërtim me të cilin njihen dhomat e specializuara dhe Prokuroria e Specializuar.

Ajo drejton Grupin Politik, në përbërje të të cilit janë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Po kështu, ajo e kishte krijuar edhe Ekipin Teknik që e përbëjnë juristët, e i cili drejtohet nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Një burim i gazetës ka thënë të premten se delegacioni i BE-së është kthyer mbrapsht pa ndonjë rezultat, shkaku që Jahjaga nuk i ka adresuar 11 çështjet kontestuese, për të cilat Ekipi Teknik ka kërkuar vendimmarrje politike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-pengese-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala