Presidentja pajiset me stoli argjendi

Autori:Avdyl Pajaziti

Në zyrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga tash e tutje do të ketë edhe punime të argjendit. Për ti blerë këto punime, Presidenca e Kosovës do ti shpenzojë 2 mijë e 520 euro.

Tenderin “Furnizim me punime nga argjendi”, siç njoftohet në KRPP e ka fituar kompania “ Koci Gallery”. Derisa në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani.

Presidenca dhe kompania fituese kontratën e këtij tenderi do ta nënshkruajnë më  25.05.2015./Gazeta Fjala/.

argjend

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-pajiset-me-argjend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala