Presidentja nuk e ndal luksin

Autori:Gazeta Fjala

Presidenca e Kosovës, institucioni i drejtuar nga Atifete Jahjaga këtë fillim muaji është kujdesur që të bleje valixhe dhe çanta të reja.

6 mijë e 332 do t`i kushtojnë  këto blerje këtij institucioni bazuar në njoftimin për kontratë që është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) raporton Gazeta Fjala.

Në kontratë nuk specifikohet se çfarë valixhesh dhe çantash do të jenë ato, e as sa do të jetë numri i tyre.

Për tenderin “Furnizim me valixhe dhe çanta zyrtare”, në mesin e tre ofertuesve, fituese është zgjedhur kompania “RIALKO –R”, nga Prishtina.  Ndërkohë që çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 6 mijë e 474 euro.

Data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës është paraparë 16 nëntori. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-nuk-e-ndal-luksin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala