Presidentja nesër bën bashkë pozitën dhe opozitën

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportohet se Presidentja Atifete Jahjaga do të shikojë mundësinë që nesër t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën në një tryezë të përbashkët.

Pozita dhe opozita kanë qenë ndarazi në takim te Presidentja Atifete Jahjaga. Të dy palët kanë bërë të ditur se ia kanë përcjellur qëndrimet Presidentes Jahjaga.

Por pavarësisht mesazhit të opozitës se nuk do të diskutojë në asnjë rrethanë me pozitën për kërkesat e tyre, pa tërheqjen e nëshkrimit nga marrëveshja në Bruksel, RTK merr vesh se Presidentja Jahjaga po bënë përpjekje që një takim i përbashkët mes pozitës dhe opozitës të bëhet nesër.

Zyra e Presidentes, nuk e ka mohuar se mund të ndodhë një takim i tillë por pa specifikuar se kur do të ndodhë ai.

“Ftesës së Presidentes për takime i janë përgjigjur të gjithë udhëheqësit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ndërkohë që takimi i përbashkët mes pozitës dhe opozitës mbetet synin i cili varet tërësisht nga vullneti i partive politike të përfaqësuara në Kuvend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-neser-ben-bashke-poziten-dhe-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala