Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Shtimes pas vërshimeve

E para e shtetit Atifete Jahjaga, vizitoi sot komunën e Shtimes, njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.
Jahjaga u taku me kryetarin e kësaj komune Naim Ismajli, i cili e njoftoi presidenten me gjendjen e përgjithshme në komunë pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit,e të cilat kanë shkaktuar mjaft dëme në shumë fshatra të Shtimes.
Pastaj presidentja vizitoi fshatrat Davidovc, Rashincë e Muzeqinë ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe bisedoi me banorët, shtëpitë dhe pronat e të cilëve kanë pësuar nga vërshimet.
Më këtë rast ajo deklaroi së ka ardhur në Shtime që të jetë sa më afër qytetarëve të kësaj komune.
“Kam ardhur këtu që të vizitoj komunën e Shtimes, së bashku edhe me kryetarin, që të jem afër qytetarëve tanë, ka thënë Jahjaga.