Presidentja Jahjaga në darkë para fillimit të samitit në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në Samitin e Bërdo-Brionit në Kroaci, ku pritet të takohet me shumë liderë të rëndësishëm të rajonit.
Ajo pritet të takohet edhe me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, i cili sot ka arritur në Zagreb ku u prit nga presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Në faqen zyrtare të Presidencës së Kroacisë, është publikuar një fotografi nga darka e cila i ka paraprirë Samitit të Jashtëzakonshëm të Bërdo-Brionit.
Në mesin e liderëve të rajonit shihet edhe presidentja e Jahjaga.