Presidentja Jahjaga i fton liderët në takim të përbashkët të hënën

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës ka ftuar liderët e partive politike për një takim në zyrën e saj të hënën në ora 9:00, merr vesh Gazeta Express.

Udhëheqësit e partive politike do të mblidhen të hënën në Zyrën e Presidentes. Burime të Gazetës Express thonë se Jahjaga, i ka ftuar pas takimeve me karakter konsultativ që i ka pasur me ta gjatë javës.

Në këtë mënyrë shefja e shtetit do të nis edhe një raund të ri përpjekjesh për të zhbllokuar situatën në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-jahjaga-i-fton-lideret-ne-takim-te-perbashket-te-henen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala