Presidentja Jahjaga, ditarin plotë njësha (Dokument)

Presidentja Ahtifete Jahjaga, më së paku do të dëshironte ta shihte ditarin e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në periudhën 1989-1990, ku e ka përfunduar shkollën e mesme.
Sidomos notat e saj, aspak të kënaqshme në gjuhë, në fizikë e matematikë.
Portali Infokusi shkruan se Jahjaga, që mbante numrin 12 në ditarë, në gjysmëvjetorin e parë kishte mbushur ditarin përplotë nota të dobëta.
Jahjaga, tani në kulmin e të arriturave politike kishte përfunduar gjysmë vjetorin me disa nota të dobëta ‘njësha’, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë i kishte përmirësuar në të mjaftueshme.
Portali Infokusi ka arritur t’i siguroj disa foto të ditarit të Gjimnazit, ku presidentja aktuale e kishte përfunduar shkollimin.
Sipas këtyre dokumenteve, Jahjaga e kishte njësh të mbyllur në gjuhën serbo-kroate, ndonëse në biografinë e saj shkruan se e zotëron mirë këtë gjuhë.
Edhe në disa lëndë tjera, Jahjaga në gjysmë vjetorin e parë ka pasur nota të dobëta dhe të mjaftueshme(dysh), por në gjysmë vjetor kishte qenë më e suksesshme, duke marrë nota të mira(tresh) dhe në pak raste edhe nota shumë mirë(katër).
Por, nga të gjitha notat, Jahjaga mund të mburret vetëm me notën e gjuhës shqipe ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm(pesë), pavarësisht se zotërimi i saj në të folur i shqipes le shumë për të dëshiruar.
Jahjaga është në fund të mandatit të saj pesë vjecar si presidente e Republikës së Kosovës, ndërsa karrierën e saj e ka nisur në Shërbimin Policor të Kosovës e më pas ishte graduar edhe në hierarkinë e Policisë së Kosovës, ku kishte qenë zëvendëskomandante e Policisë. /INFOKUSI.COM