Presidentja Jahjaga dekoroi gjyshin e vet

Gazeta Fjala ka hulumtuar lidhur me dekorimet e fundit. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekoruar gjyshin e vet me dekoratën “Urdhëri i Lirisë”.
Presidentja e bëri këtë me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Gjyshi i saj, Mehmet Aga Rashkoci lindi në në Rashkoc të Gjakovës me 5 Maj 1906 dhe ndërroi jetë në Nju Jork me 3 korrik 1972
Sipas hulumtimeve të Gazetës Fjala, ai konsiderohet se ishte një ndër nacionalistët atdhetarë më në zë të mërgatës shqiptare në SHBA, i anatemuar nga sllavët, që ia patën torturuar familjen burgjeve, ndërsa atë vetë e patën shpallë “armik” të Jugosllavisë, irredentist që kërcënonte lirinë e federatës.
Atij iu desh që të linte Kosovën më 1948 i përndjekur nga regjimi i atëhershëm, pasi kishte luftuar dy vite nëpër male me armë në dorë i përndjekur nga ushtria sllave dhe forcat e sigurimit shqiptar. Ai vazhdoi veprimtarinë e tij patriotike në Amerikë për gati 25 vjet, kur edhe vdiq dhe prehet trupi i tij.
Presidentja kihte bërë edhe homazhe pranë varrit të tij gjatë një vizite të sajë në SHBA, për të cilën Gazeta Fjala sjellë edhe foton.