Presidentja interesohet për ekonominë e vendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili ia dorëzoi raportin për vitin 2014.

Presidentja Jahjaga u njoftua nga guvernatori Hamza se Kosova gjatë vitit 2014 ka mbajtur një normë pozitive të rritjes ekonomike dhe vazhdon të reflektojë nivel të kënaqshëm të stabilitetit fiskal dhe financiar.

Ai tha se Kosova vazhdon të ketë nivel të ulët të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, ndërsa çmimet gjatë vitit 2014 kanë qenë në harmoni me trendët globale dhe me një normë të ulët të inflacionit. Guvernatori Hamza tha se edhe sektori bankar është i qëndrueshëm dhe me shkallë të lartë të kapitalizimit.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën që po bën Banka Qendrore e Kosovës dhe theksoi nevojën që ky institucion të vazhdojë angazhimin në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Ajo tha se prioritet i institucioneve të vendit është zhvillimi ekonomik, përmes krijimit të kushteve të favorshme të biznesit për investitorët e huaj por edhe për afaristët vendor.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-interesohet-per-ekonomine-e-vendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala