Presidentja i bie trup hapësirave gjelbëruese (Foto)

Vetura me të cilën Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga të martën pasdite ka qëndruar në lagjen Mati 1, nuk ka kursyer edhe atë pak hapësirë të gjelbër në këtë pjesë të Prishtinës.
Gazeta Fjala ka siguruar fotografi, të cilat dëshmojnë se Presidentja në vend se të parkohej në vendin e dedikuar për parkim të veturave ka zgjedhur këtë formë të parkimit të veturës.
Mësohet se në këtë veturë presidentja ka qenë e shoqëruar nga mbrojtja e afërt e policisë së Kosovës.