Presidentja e njeh të ligjshme seancën e bufesë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i shtetit ka në proces shpalljeje Projektligjin për shëndetin mendor, e edhe atë për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Të dyja ishin miratuar para dy javësh nga deputetë të partive në pushtet, në një sallë të improvizuar të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita nuk ishte lejuar të hynte aty, pavarësisht se nuk kishte ndonjë masë përjashtimi për dikë nga deputetët.
Në një përgjigje dhënë gazetës, Presidenca i është referuar me “seancë” kësaj mbledhjeje, pavarësisht se ajo është cilësuar si jolegale, edhe nga opozita e edhe nga vëzhgues të punës së Kuvendit.

Cilësim i tillë u ishte dhënë edhe vendimeve të nxjerra në të.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-e-njeh-te-ligjshme-seancen-e-bufese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala