Presidentja e Maltës arrin në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me flamuj të shtetit të Kosovës dhe të Maltës. Dhe kjo nuk është bërë për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, por për të pritur presidenten e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.

Presidentja malteze sot do të pritet nga homologia e saj e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Agjenda e vizitës së saj përfshin pritjen ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” në orën 10:00, dhe vetëm 15 minuta më pas do të zhvillohet takimi bilateral i Presidenteve Jahjaga dhe Preca dhe delegacioneve të tyre në kabinetin e Presidentes.

Pas këtij takimi do të zhvillohet edhe konferenca për media e të dy presidenteve.

Në orën 11:40, presidentja Marie Louise Coleiro Preca do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa në orën 12:30, presidentja e Maltës do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në ndërtesën e Qeverisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidentja-e-maltes-arrin-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala