Presidentja e Kosovës 100 mijë euro për bileta të aeroplanit (Dokument)

E para e shtetit Ahtifete Jahjaga ka planifikuar ti shpenzojë hiq më pak se deri në 100 mijë euro për bileta të aeroplanit.
Gazeta Fjala raporton se për shërbimin e transportit ajror për nevojat e Zyrës së Presidentit të Kosovës është për zgjedhur kompania “ Altavia Travel” nga Prishtina në mesin e tre operatorëve në garë.
Kjo kompani ka fituar kontratën publike kornizë me një operator, siç parashihet në tender me çmim 100,002 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë ishte 105 mijë euro./GazetaFjala/