Presidentja e dhuron fustanin

Presidentja e vendit, Atifiete Jahjaga sot do ta dhurojë një nga fustanet e saj me qëllim të përkrahjes së grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Nismën për grumbullimin e fustaneve e ka ndërmarrë, artistja shqiptare, Alketa Gjafa-Mripa të cilën e ka quajtur “Mendoj për ty”.
Gjafa-Mripa në një intervistë për Klan Kosovën bëri me dije se të gjitha fustanet që do të grumbullohen nga qytetarët e Kosovës, do të ekspozohen në stadiumin e kryeqytetit më 12 qershor.
Ajo tha se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është që t`ju tregojnë grave të dhunuara se ato kanë vlera të njëjta sikurse çdo femër.