Presidentja arsyeton mungesën në rivarrimin e Isa Boletinit

Në agjendën zyrtare ishte paraparë të jetë në varrimin e Isa Boletinit.
Por, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, të mërkurën nuk u pa në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, ku zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë e nderuan heroin Isa Boletini, pak para rivarrimit të tij, transmeton klan kosova.
Për mungesën e saj, Jahjaga të enjten e dha një arsyetim.