Presidenti Nishani priti John Kerry në Rinas

Autori:Gazeta Fjala

Sekretari i Shtetit, John Kerry zbriti në tokën shqiptar pak minuta para orës 10:00, ku u prit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për të nisur zyrtarisht një seri takimesh të vrullshme me aktorët kryesorë të politikës shqiptare, që do të përmbyllet në rreth tri orë.

Kryediplomati amerikan dhe kreu i shtetit shqiptar biseduan për rreth 5 minuta së bashku në shkallët zbritëse të avionit dhe në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Pas përshëndetjes me presidentin Nishani, Kerry nisi udhëtimin drejt Tiranës për të zhvilluar takimin e parë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Një orë më vonë, Kerry do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe fill pas këtij takimi parashikohet një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-nishani-priti-john-kerry-ne-rinas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala