Presidenti Nishani: Isa Boletini ishte dorë e djathtë e Ismail Qemalit, pas tij qëndronte Kosova

Në emisionin Zona e Debatit, i cili është duke u transmetuar tash në Klan Kosova, mysafir është Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidenti Nishani e vlerësoi figurën dhe rolin e heroit të kombit, Isa Boletini.
“Isa Boletini, pas endjesh prej gati një shekulli në honet e historisë, më në fund prehet në tokën e lindjes së tij, siç e thotë edhe Camaj në poezinë e tij: ‘Në skajin e vëndit të vet, për t’ju bërë kufi’”.
“Isa Boletini ishte jo vetëm krahu i djathtë i Ismail Qemajli, por ishte edhe garancia e etërve të kombit”.
“Pas tij qëndronte Kosova, historia e kryengritjeve të saj, gatishmëria për t’i dalë Zot kombit”.