Presidenti mund të votohet në sallën alternative

Autori:Avdyl Pajaziti

Zgjedhja e presidentit të Kosovës duket se do të jetë më problematike sesa që kanë menduar partnerët e koalicionit kur e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kandidati i dalë nga marrëveshja PDK- LDK, Hashim Thaçi, në skenarin më të mirë pritet që të zgjidhet president në “tavanin e Kuvendit”, pasi që opozita ka paralajmëruar se do të mundohet të bllokojë çdo tentim të votimit të tij për president në sallën kryesore.

Partia Demokratike e Kosovës shpreson te një efikasitet i organeve të Kuvendit që të sigurojë një ambient sa më të favorshëm në ditën e votimit, gjë e cila nuk ka ndodhur në seancat paraprake.

Ndërkohë që opozita akuzon Qeverinë se tashmë ajo ka “kontrabanduar” votat e Listës Serbe për votimin e Hashim Thaçit president. Krejt në fund edhe analistët parashikojnë zgjedhjen e Thaçit president si një “ditë të vështirë” për të, për shkak të të gjitha gjërave që priten të ndodhin atë ditë. /Zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-mund-te-votohet-ne-sallen-alternative/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala