Presidenti i Austrisë: Pas MSA-së, Kosovën e pret liberalizimi i vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

I pari i shtetit të Austrisë, gjatë një vizite dyditore që po e bënë në Kosovë, në një konferencë të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, i ka uruar asaj nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoociimit, duke thënë se kosovarët tash i pret edhe liberalizimi i vizave si hap i radhës.

“Procesi i integrimeve evropiane, për Austrinë, nuk ka përfunduar përderisa shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE-së”.

“E uroj Kosovën për MSA dhe hapi i radhës është liberalizimi i vizave. Shtetet e BE-së janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Fischer ka folur edhe për problemet e paraqitura në Kuvend në mes të pozitës e opozitës, duke kërkuar nga partitë politike që të futen në dialog.

“Sa i përket problemeve mes Qeverisë dhe Opozitës, janë gjëra që ndodhin, po që duhet zgjidhur me dialog”.

Ndërsa, ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë më shumë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsion, si kusht për investime nga jashtë.

“Austria është gatshme të bëjë investime ekonomike në Kosovë, por duhet luftuar krimin e korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-i-austrise-pas-msa-se-kosoven-e-pret-liberalizimi-i-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala