Presidenti i Austrisë fillon vizitën dy ditore në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në Kosovë për një vizitë zyrtare do të qëndrojë presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.

Fischer vjen në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit madje do ta pres me ceremoni shtetërore me gardën e nderit të FSK-së. Pritja bëhet në sheshin “Ibrahim Rugova” pas orës 11.

Jahjaga dhe Fischer do të dalin në një konferencë të përbashkët, ndërsa presidenti austriak do të takohet pasdite edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Takimi me Veselin do të përmbyllë agjendën e vizitës për ditën e mërkurë për të vazhduar të enjten me takime tjera.

Fischer qysh në mëngjes do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa pas këtij takimi ai së bashku me presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak që mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Pas këtij takimi dy presidentët do ta vizitojnë Prizrenin, më konkretisht do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Si nan Pashës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-i-austrise-fillon-viziten-dy-ditore-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala