Presidenti austriak nuk do të mbajë fjalim para deputetëve të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, do të qëndrojë në Kosovë për vizitë zyrtare pune dyditore këtë javë. Agjenda e tij fillon me pritje të Gardës ceremoniale dhe përmbyllet me një vizitë qytetit të Prizrenit.

Por, sipas Zyrës së Presidencës së Kosovës, Fischer nuk është paraparë t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjatë vizitës presidenti Fischer do të sjellë me vete investitorë austriakë të cilët krahas me bizneset kosovare do të zhvillojnë një forum ekonomik për të diskutuar mundësitë e investimit në Kosovë. Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe të mjekësisë. Ai po ashtu do të takojë kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit, si dhe kryeministrin Mustafa”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të presidentes.

Por burime të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se fillimisht ka qenë e planifikuar që presidenti austriak të mbajë një fjalim para deputetëve në Kuvend, porse kjo, sipas tyre, është pamundësuar për shkak të zhvillimeve të fundit dhe bllokimit të Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-austriak-nuk-do-te-mbaje-fjalim-para-deputeteve-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala