Presidenti austriak në Kuvend, sigurimi kontroll të rreptë deputetëve dhe mysafirëve (Foto)

Sigurimi i Kuvendit duket t’i ketë marrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar ndonjë incident gjatë kohës kur Kuvendit të Kosovës do t’i drejtohet me një fjalim presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Kontrollimit thuhet se po i nënshtrohen deputetët, por edhe mysafirët.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij i parë, Hashim Thaçi tashmë janë në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.