Presidenti Amerikan: Do ta eliminojmë ISIS’in

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti amerikan Barack Obama ka qenë duke folur në margjinat e samitit të G20, pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai ka premtuar dyfishimin e kapaciteteve luftarake kundër ISIS’it

“Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona të punës me anëtarët e tjerë të koalicionit për të sjellë një tranzicion paqësor në Siri dhe për të eliminuar ISIS si një forcë që mund të krijojë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje për njerëzit në Paris dhe Ankara dhe pjesë të tjera të globit” ka thënë ai,

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS’it në Irak dhe Siri.

“Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë botës moderne”, tha Obama.

Ai dërgoi një mesazh ngushëllimi për popullin francez dhe tha se do të bëjë çdo përpjekje që përgjegjësit për terrorizmin të sillen para drejtësisë.

Presidenti amerikan Obama theksoi se diskutimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të forcuar më shumë kontrollet në kufirin turk me Sirinë që të parandalohet lëvizja e luftëtarëve të huaj. Në kuadër të axhendës së Samitit të G20, Obama sontë do të takojë mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al-suud.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenti-amerikan-do-ta-eliminojme-isisin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala