Presidenca pa qëndrim për përqeshjen që Kuçi ia bëri Këshillit Antikorrupsion

Autori:Avdyl Pajaziti

Në zyrën e presidencës nuk ka dhënë asnjë përgjigjeje në lidhje me deklaratat e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi. Zëdhënësi i presidencës Safet Zejnullahu ka thënë “Kur te kem një përgjigjeje do t’ua përcjell”.

Përndryshe sot Kuçi ka përqeshur Këshillin Antikorrupsion të Presidentes, ai shtoi se lufta kundër korrupsionit bëhet nga prokuroria, policia dhe gjyqësori dhe se Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit është bërë si një OJQ.
“Qeveria nuk mund ta luftojë këtë dukuri, ajo mund të shfaqë vetëm vullnet politik” ka thënë ai./Arbresh.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/presidenca-pa-qendrim-per-perqeshjen-qe-kuci-ia-beri-keshillit-antikorrupsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala