Preshevarët do t’ia zënë nesër derën kryeministrit Mustafa

Autori:Zekirja Shabani

Këshilltarët e tri komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, gjatë javës së kaluar shpallën themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi.

Por Prishtina zyrtare ende nuk ka dal me ndonjë reagim lidhur me themelimin e këtij Asociacioni.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për ORAinfo, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme delegacioni i Luginës së Preshevës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, prej të cilit do ta presim mbështetjen.

“Nesër do ta kemi takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në orën 13:00 të pasdites të cilin do ta njoftojmë në lidhje më gjithë zhvillimet e fundit që ishin në Preshevë”, ka bërë të ditur Mustafa.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë. I pari i Preshevës u shpreh presin mbështetjen e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Presim mbështetjen nga Prishtina zyrtare sepse është një vendim i Parlamentit të Prishtinës i cili me 31 maj të vitit 2013 u bë plani për zbatimin e reciprocitetit dhe në bazë të këtij dokumenti të miratuar nga Kuvendi i Kosovës para dy viteve besoj që dhe ne do ta kemi mbështetjen e Qeverisë së tanishme kosovare”, ka thënë për ORAinfo, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/preshevaret-do-tia-zene-neser-deren-kryeministrit-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala