Premtohet mbështetje për sportin

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Hashim Thaçi e Kujtim Shala, në prag të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, zhvilluan një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik dhe me drejtuesit e federatave të sportit të Kosovës, me të cilët biseduan për politikat e qeverisë së Kosovës në raport me sportin, për nevojën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve mes qeverisë dhe federatave në funksion të afirmimit dhe masivizimit të sportit, për sfidat e sportit të Kosovës dhe angazhimet e qeverisë për t’i tejkaluar ato.

Ata përgëzuan drejtuesit e federatave për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën  ndërkombëtare dhe u shprehën se sporti është interes vital i Kosovës, ndaj edhe do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit  në këtë takim shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë së Kosovës për të ndihmuar dhe avancuar më tej sportin e Kosovës, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, në legjislacion bashkëkohor dhe subvencionime.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se Kosova këto vite të fundit, ka dëshmuar se ka talent të shumtë, ndaj ata do të kenë kujdesin dhe mbështetje financiare për t’i zhvilluar dhe kultivuar cilësitë e tyre. Për këtë arsye, është iniciuar Ligji për Sponzorizime në Sport e Kulturë, i cili krijon kushte që sporti i Kosovës të ketë mbështetjen edhe nga fondet tjera, përveç atyre publike u tha në takim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/premtohet-mbeshtetje-per-sportin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala