Prej tani, qytetet e Kosovës njihen nga Facebook si të Kosovës dhe jo të Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ditë më parë, Lavdi Zymberi, kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë.

Kjo për faktin se kur përdoruesit e Kosovës etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.

Mirëpo, falë nënshkrimeve të shumta të peticionit, kjo tashmë ka ndryshuar.

Vet Lavdia ka njoftuar se peticioni është mbyllur dhe tanimë përdoruesve nuk do t’ju shfaqet më Serbia si shtet, por Kosova.

“Të dashur përkrahës, prej tani e tutje, lokacioni juaj në Facebook do ta shfaq Pristina, Kosovo dhe jo më Serbia. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe kënaquni në rrjetin tuaj social”, ka shkruar Lavdia, personi që organizoi peticionin që i bënte thirrje themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që ta njihte Kosovën në vend të Serbisë si shtet amë i qyteteve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prej-tani-qytetet-e-kosoves-njihen-nga-facebook-si-te-kosoves-dhe-jo-te-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala