Prej 22 ministrave vetëm dy prej tyre marrin pjesë në seancën e Kuvendit (Foto)

Vazhdimi i Seancës plenare i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e ka zgjuar aspak interesimin e kabinetit qeveritar për pjesëmarrje në seancë.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm dy ministra. Në sallë nuk është i pranishëm as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Megjithatë deputetët janë duke e vazhduar seancën duke i parashtruar pyetjet parlamentare./Indeksonline/