Prapaskenat e “Kosovës së Re”

Autori:Zekirja Shabani

Ndikimi diplomatik, kalkulimet në procesin e tenderit për Termocentralin “Kosovëa e Re”, shqyrtimi i skenarëve për financim të këtij projketi dhe “bindja” e politikanëve kosovarë që të vazhdojnë sa më parë të jetë e mundur me tenderin e termocentralit, janë vetëm disa të gjetura në një letërkëmbim ndërmjet drejtorëve të Bankës Botërore.

Untitled

Këtë letër të brendshme e ka bërë publike Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), të mërkurën.

Lexojeni ketu letrën e plotë: World-Bank_Letra-shqip

Kjo letër shpjegon edhe raportet mes ofertuesit të vetëm në këtë tender Contour Global, Qeverisë Amerikane dhe Armenisë.

“Çka e komprometon këtë proces më shumë është dhe komunikimi ndërmjet drejtorëve të Bankës Botërore lidhur me këtë proces në një letër e cila shpalos mungesën e transparencës dhe influencën e kanaleve diplomatike të cilët po e shtyjnë projektin e Kosovës së Re, në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklarëtn e KOSID.

KOSID kundërshton edhe një herë procesin dhe vendimet e Komitetit Drejtues për hapjen e ofertave teknike dhe financiare nga ofertuesi i vetëm, Contour Global.

“I përkujtojmë këtij Komiteti, se vazhdimi i këtij procesi bie ndesh me ligjet në fuqi te Republikës së Kosovës. Neni 32.4 i Ligjit për Prokurim Publik thotë se: “nëse gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit, pranohen më pak se dy (2) tenderë të përgjegjshëm ose, kur është e zbatueshme, kërkesa për pjesëmarrje, autoriteti kontraktues duhet të anuloj aktivitetin e prokurimit”.

Në këtë rast, sipas KOSID, Qeveria e Kosovës po mundohet që për zbatim të këtij procesi të marrë për bazë politikat dhe procedurat e prokurimit të Bankës Botërore, të cilat gjithashtu nuk lejojnë të procedohet me vetëm një ofertues.

“Më tutje, ky proces jo ligjor dhe aspak transparent, lë shumë mundësi për manipulim të ofertës financiare nga ana e ofertuesit të vetëm”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prapaskenat-e-kosoves-se-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala