Prapaskenat e banorëve të Big Brother Albania 8

Autori:Avdyl Pajaziti

26-vjeçarja nga Kavaja, dasmë civile në vitin 2010 me Durim T.

Që prej të shtunës së kaluar, banorët e Big Brother kanë fituar vëmendjen maksimale të publikut. Edhe pse në javën e parë kanë filluar të evidentohen tashmë personazhet e parë. Marina, vajza nga Kavaja, edhe pse në shumë biseda brenda shtëpisë ka qëndruar e tërhequr, ka fituar tashmë popullaritetin e ndjekësve. Që në klipin e saj, Marina foli për jetën e thjeshtë që bën në fshat, ku të gjithëve na mbeti më mendje batuta e saj “ushqej pulat”. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë bërë pyetjen vetes se çfarë e ka shtyrë vajzën nga provinca e Kavajës të marrë pjesë në një spektakël ku shpeshherë jeta private vihet në qendër të vëmendjes. E nuk ka mbetur e fshehtë për shumë kohë edhe e shkuara e banores së Big Brother 8. 26-vjeçarja është munduar të mbajë sekret martesën që ka bërë në vitin 2010 me Durim T. Gjatë pjesëmarrjes në lojë, ajo nuk ka folur kurrë për këtë martesë, madje edhe në klip zgjodhi të prezantohet si beqare, duke konfirmuar vetë se martesa i përket të shkuarës dhe se është divorcuar tanimë. Nga kjo martesë ajo ka marrë edhe mbiemrin e burrit, por duket se kjo ka zgjatur pak kohë. Me sa duket, diçka nuk ka shkuar si duhet mes të dyve, pasi pak kohë pas dasmës civile, çifti i ka dhënë fund martesës.

marina

Ish-bashkëshorti i Marinës është po nga Kavaja dhe çifti është prezantuar nga miq të përbashkët. Pas një kohe të shkurtër që kanë kaluar në çift, ata kanë lidhur zyrtarisht kurorë. Miq të vajzës bëjnë me dije se prej disa kohësh, Durimi dhe Marina janë divorcuar nga njëri-tjetri, por natyrisht nuk pranojnë të bëjnë publike arsyet, duke u shprehur se janë çështje personale që i takojnë të flasin vetëm atyre. Po të njëjtët burime shprehen se të dy kanë rifilluar jetën pas divorcit dhe se Durimi është rimartuar për herë të dytë, ndërsa Marina i është rikthyer jetës në fshat me familjen. Mbetet për t’u parë nëse banorja do të pranojë të flasë rreth martesës së dështuar në Big Brother. Por duke njohur formatin, nuk do të mbetet pa u diskutuar përgjatë spektaklit jo vetëm për historinë private, por edhe për shkaqet që çuan drejt ndarjes 26-vjeçares nga Kavaja dhe ish bashkëshortit.

Marina, në “Big Brother” për prindërit e sëmurë

Ashtu edhe si e la të kuptohej në klip, Marina është shumë larg vajzave metropolitane që jemi mësuar të shikojmë në Big Brother. Edhe pse në pak sekonda, ajo mundi ta përshkruante shumë mirë shtresën sociale nga e cila vinte. Por atë që nuk mundi të thoshte ishte arsyeja reale pse bën pjesë në këtë format kaq të famshëm. Marina, prej kohësh kujdeset për dy prindërit e sëmurë. Së bashku me motrat dhe vëllain, është përpjekur t’u vijë në ndihmë familjarëve të saj. Miqtë shprehen se çmimi tundues prej 10 milionë lekësh është arsyeja pse Marina ka marrë pjesë. Sipas tyre, ajo shpreson se nëse arrin të fitojë Big Brother, do të ketë mundësi të kurojë prindërit. Mbetet për t’u parë sesa do ta përkrahë publiku shqiptar Marinën në rrugëtimin e saj.

marina marina

tipi

Tea dhe Fatjoni, çift jashtë shtëpisë?

Brenda në shtëpi duket se mes Teas dhe Fatjonit ka një flirt, por jashtë flitet se ka më shumë se kaq. Faqja e fansave të Teas në Facebook ka publikuar së fundmi se Tea dhe Fatjoni janë çift jashtë shtëpisë së Big Brother. Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim se çfarë ka në të vërtetë mes çiftit simpatik të shtëpisë së vëzhguar. Brenda shtëpisë, qysh në javën e parë, të rinjtë janë parë herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kika është një nga personazhet që e ka vënë re qëndrimin e të rinjve, të cilët ende nuk kanë konfirmuar asgjë për veten.

ai tjetri

Kika është homoseksual?

Ishte përfolur ende pa filluar Big Brother se brenda shtëpisë do të kishte edhe banorë homoseksualë, por mbrëmja e parë vuri në vëzhgim konkurrentin nga Peja, i cili u evidentua menjëherë se ishte pak më ndryshe se të tjerët. E njëjta ide, madje u krijua edhe në opinionin publik, ku flitej se një konkurrent nga Kosova që do të merrte pjesë ishte homoseksual. Kika ka deklaruar brenda shtëpisë se ka qenë i martuar për pak muaj, por dyshimet e banorëve për prirjet e tij seksuale duket se janë shtuar dita-ditës. Në shtëpi, madje, nuk kanë munguar as skenat ku ai puth dhe përqafon djemtë e shtëpisë./Bluetooth

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prapaskenat-e-banoreve-te-big-brother-albania-8/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala