Pozita e Opozita – ia zbulojnë “të zezat” njëra-tjetrës (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Partitë opozitare dhe ato të pushtetit po zhvillojnë propagandë intensive edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njerëz të këtyre blloqeve politike në Kosovë vazhdimisht po publikojnë në faqe të ndryshme të Facebook-ut video me pjesë të premtimeve dhe deklaratave kontroverse të liderëve të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje” kishte nisur e para këtë lloj fushate duke publikuar videot e Isa Mustafës dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së që para zgjedhjeve të fundit deklaronin se nuk do të hynin kurrë në koalicion me PDK-në, shkruan Gazeta Express.

Së fundi, në Facebook ekziston një faqe “Qytetarët në mbrojtje të Republikës së Kosovës” e cila i ka shpallur ‘luftë’ opozitës.

Faqja u ka nxjerrë në shesh edhe grindjet dhe vijat e kuqe mes vetë liderëve të Opozitës, në veçanti kundërthëniet dhe sulmet e ashpra mes Albin Kurtit të VV-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së.


Lufta me AAK’së dhe VV’së by GazetaExpress

12 mashtrimet e Hashim Thaçit by GazetaExpress


Mashtrimi i radhës i Isa Mustafës by GazetaExpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pozita-e-opozita-ia-zbulojne-te-zezat-njera-tjetres-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala