Posta me zyrë postare në Pallatin e Drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Posta e Kosovës ka hapur të premten një zyrë postare në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pas marrëveshjes së nënshkruar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Që nga sot qytetarët mund t’i paguajnë të gjitha taksat gjyqësore në këtë zyre postare, me një provizion shumë të ultë.

Zyra Postare është inauguruar nga Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe Albert Avdiu, Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Me këtë rast, ata deklaruan se hapja e kësaj zyre postare është shumë e mirëseardhur për institucionet gjyqësore e në veçanti paraqet një lehtësim për qytetarët.

Hapja e zyrës postare në Pallatin e Drejtësisë është edhe një shembull konkret për bashkëpunimin e Postës me institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime sa më afër, sa më cilësore dhe sa më të lira.

Për të njëjtin qëllim, Posta e Kosovës tashmë ka hapur zyra postare në komuna, universitete publike, etj. Kryeshefi Hoxha ka deklaruar se këtë vit Posta e Kosovës do të ofrojë shërbimet e veta edhe në institucione tjera publike. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/posta-me-zyre-postare-ne-pallatin-e-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala