Posta e Kosovës ka probleme me mbulim të pagave për punëtorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e Postës së Kosovës nuk i kanë marrë pagat e plota të muajit shkurt, në fillim të këtij muaji. Kjo ndodh për shkak të problemeve financiare që e kanë kapluar këtë ndërmarrje që nga ndarja prej Postë-Telekomit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

15- përqindëshi i pagave u është ekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, pas një presioni për dorëheqje ose shkarkim të kryeshefit ekzekutiv, Sejdi Hoxha, nga ana e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.

Shkarkimi i Hoxhës ka qenë pika e vetme e rendit të ditës, të mbledhjes së datës gjashtë të këtij muaji.

Arsyet e kësaj kërkese që në Bord ka shkuar nga Sindikata e Punëtorëve të Postës, siç thuhet, kanë qenë vonesa në dhënien e pagave, ulja e tyre pa konsultim me Bordin e Drejtorëve, si dhe keqmenaxhimi dhe dështimet e pandërprera të Hoxhës për dy vjet radhazi. Por shkarkimi i Hoxhës në këtë mbledhje nuk ka ndodhur. Sipas burimeve të gazetës brenda Postës së Kosovës, kjo ka ndodhur për faktin se dy nga katër anëtarë të Bordit të drejtorëve sa janë gjithsej, Aziz Pacolli dhe Zair Ymeri, nuk kanë votuar për shkarkimin e tij.

Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se Pacolli e Ymeri kanë të punësuar në të njëjtën ndërmarrje vëllezërit e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/posta-e-kosoves-ka-probleme-me-mbulim-te-pagave-per-punetoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala