Porosia e Kadri Veselit

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës është bërë nervoz me çështjen e Trepçës gjatë debatit të së premtes.
“Trepça nuk duhet të shndërrohet në çështje patriotike pasi ne jemi ata që kemi luftuar për Kosovën”, tha kryeparlamentari gjatë seancës për këtë gjigant industrial.
Ai ka porositur t’u tregohet minatorëve që e donë me më e shpirt Trepçën, që e donë Kosovën se Trepça është e Kosovës. “Duhet me ju tregu partnerëve ndërkombëtarë që nuk do ta nacionalizojmë , shtetëzim ma nuk ka. Shteti e ka të garantuar pronësinë mbi minierat”, tha Veseli për ndërmarrjen që ka bazën prej qytetit nga vjen edhe vet ai.