Porosia e ditës nga Jusuf Buxhovi

Autori:Gazeta Fjala

Shkrimtari Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për situatën e fundit politike në vend.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit dhe sipas tij, kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht.

Buxhovi ka deklaruar se kërkohet ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik e bashkë me të edhe i gjendjes dhe jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm.
 
Postimi i plotë i Buxhovit në profilin e vet në “Facebook”:
Porosia e ditës:
Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të. Ata duhet të bashkohen rreth një lëvizjeje të madhe kombëtare, që do të marrë përgjegjësinë për heqjen nga skena politike e atyre që për vite të tëra vendin e kanë rrënuar pamëshirshëm ndërkohë që, me të njëjtin avaz, vazhdojnë ta kthejnë në plaçkë!. Pra, kërkohet ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik e bashkë me të edhe i gjendjes dhe jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/porosia-e-dites-nga-jusuf-buxhovi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala