Pompat fshehin çmimet e produkteve

Autori:Avdyl Pajaziti

Dallimet në çmime që kanë pompat e derivateve madje edhe ndërmjet kompanive të njëjta në vende të ndryshme kanë bërë që tash një kohë ato të mos tregojnë çmimin e tyre.

Pompat e kanë pasur praktikë që të tregojnë në tabelat (kryesisht elektronike) të shfaqin çmimet e derivateve por tash to po i fshehin ato.
Telegrafi sjell disa foto ku janë fshehur çmimet e naftës e të benzinës, ku një litër naftë shitet prej 1.06 deri në 1.09 euro e benzina prej 1.08 deri në 1.10 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë për Telegrafin se “fshehja e çmimeve” mund të ndodhë për shkak të defekteve teknike.

“Definitivisht mund të ndodh për shkak të ndryshimit të çmimit por edhe për shkak të defekteve teknike. Me ligj nuk është me pas panot me çmime të derivateve. Çmimi ish kanë mirë që shteti me pas në dorë me një rregullator të çmimit të derivateve”, ka thënë Berjani.
Ai tha se si Shoqatë e Naftëtarëve janë duke lobuar që të rregullohet çmimi me një Rregullator të posaçëm, në mënyrë që të funksionojnë 800 pompat – sa janë në Kosovë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pompat-fshehin-cmimet-e-produkteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala