Politikanët po i shkatërrojnë shkollat e Prizrenit

Autori:Avdyl Pajaziti

Forumi Transparenca njoftoi se po i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me rastet e dyshuara të punësimeve jo të rregullta në shkollat e komunës së Prizrenit. “Ditëve të fundit është raportuar për një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës. Këto dyshime janë edhe një tregues i degradimit të sektorit të arsimit në Prizren përgjatë gjithë periudhës së pasluftës”, thuhet në reagimin e tyre.

 

Sipas Forumit, të gjitha këto raste të dyshimeve janë arsye mëse e mjaftueshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme në pajtim me ligjin. Prandaj, Forumi Transparenca u bën thirrje qeverisë lokale të Prizrenit dhe qeverisë qendrore të Kosovës (në rradhë të parë Ministrisë së Arsimit) që t’i hulumtojnë këto raste dhe së shpejti të njoftojnë opinionin publik me të gjetuar mbi gjendjen në shkollat e Prizrenit. Në të njëjtën kohë, për shkak të dyshimeve serioze të ngritura ditëve të fundit, i bëjmë thirrje edhe institucioneve të drejtësisë që t’i nisin hetimet në pajtim me autorizimet që i kanë.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/politikanet-po-i-shkaterrojne-shkollat-e-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala