Politikanët e Ballkanit kanë dështuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrjeti ndërkombëtar i Radio Televizionit gjerman “Deutsche Welle” duke marrë për bazë emigrantët nga Ballkani në këtë shtet bën një analizë ku thotë se politikanët e kësaj pjese të Evropës kanë dështuar të sjellin stabilitet në vendet e tyre.
Faqja në internet në gjuhën serbe e “Deutsche Welle” shkruan se gati gjysma e të gjithë refugjatëve në Gjermani që kërkojnë azil politik vjen nga Ballkani, dhe ata përgjegjës për eksodin i konsiderojnë politikanët vendas, transmeton lajmi.net.

Analiza vazhdon tutje, duke thënë se as Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e as Maqedonia, nuk janë në luftë, atje nuk ka uri e as tortura dhe për më shumë se një dekadë popujt atje jetojnë në paqe dhe kanë perspektivë evropiane. Situata në këtë pjesë të Evropës është e pakrahasueshme me atë në Siri, Irak apo Afganistan ku njerëzit vriten çdo ditë për shkak të luftimeve dhe terrorizmit.

Megjithatë, një numër i madh i njerëzve në Ballkan largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në Gjermani. Ata sipas “Deutsche Welle” po ikin nga varfëria dhe mungesa e perspektivës. Janë të zhgënjyer dhe frustruar me statusin politik dhe ekonomik në vendet e tyre.

Faji për ketë, vazhdon analiza, duhet adresuar te liderët politik që për gjithë këtë kohë nuk kanë arritur të krijojnë një përspektivë në këto vende, ku më shumë se gjysma e të rinjve nuk mund të gjejnë punë edhe pas përfundimit të studimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/politikanet-e-ballkanit-kane-deshtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala