Politika në shërbim të krimit të organizuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se shoqëria kosovare është e pakënaqur me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar, por sipas tij shoqëria ende nuk është sa duhet e organizuar për të vepruar.

Ai në një intervistë për ‘Kosova Sot’, tha se krimi dhe politika janë lidhur tani për tani dhe nuk po dihet se cili është më i avancuar se tjetri.

“Të mos harrojmë që përparësi në këtë rrugë ka krimi i organizuar, për shkak se kriminaliteti nuk u nënshtrohet procedura të caktuara, prandaj shumë më shpejt përparon. Kur krimi i organizuar bëhet më i madh se politika, atëherë kthehet politika në shërbim të krimit të organizuar, gjë që kam drojë se tani për tani jemi në një situatë të tillë”, është shprehur Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/politika-ne-sherbim-te-krimit-te-organizuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala