Politika e gabuar e ministrit Mahir Yagcilar

Në ministrinë e Administratës Publike, të udhëhequr nga Mahir Yagcilar, sfati politik nuk i lë rend askujt për trajnime jashtë vendit. Edhe pse sipas ligjit vetëm nënpunësit civil, kanë të drejtë për të ndjekur trajnime jashtë shtetit për tu ngritur profesionalisht për nevojat e institucioneve, e të marrin edhe kompensim të pagës.
Mirëpo, Auditori I Përgjithshëm ka hetuar se në vend të punonjësve civil, ishin zyrtarët ata të cilët kishin përfituar kompensim pagash, për trajnimet e tyre 6 mujore.
Përveq kësaj edhe automjetet zyrtare në këtëministri nuk i janë nënshtruar kontrollit, për menaxhimin e tyre. Auditori, ka gjetur katër raste të tilla, të cilat nuk kanë përmbajtur, fletëudhëtime, e as dokumentet tjera për regjistrimin e kilometrave e shpenzimeve të realizuara siç kërkohet me ligj, raporton Gazeta Fjala.
Shkelje të tjera, ka pasur edhe me kompanitë e papaërgjegjëshme, të cilat nuk i kanë kryer punët edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje me MAP-in.
Ndërkaq, zyrtarët e këtij institucioni nuk janë treguar kursimtarë aspak edhe në shpenzimet e telefonisë mobile. Zyra e auditorit të përgjithshëm, thotë se vlera mujore prej 160 eurosh, e shpenzimeve të telefonisë mobile, nga dhjetë zyrtarë në këtë ministri e tejkalon limitin e shpenzimeve, shkruan Gazeta Fjala.