Policia: Zbuluam rrejtin e falcifikatorëve

Policia e Kosovës gjatë një aksioni ka arritur ta zbulojë një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve, të cilët më pas i kanë arrestuar.
Nevruz Hasani nga Policia Kufitare, në konferencën për media, ka thënë se aksioni është zhvilluar në regjionin e Ferizaj dhe Prishtinës, pas hetimeve në periudhë kohorë 6 muajsh.
Në aksionin e policisë janë arrestuar disa persona dhe janë konfiskuar të gjitha dokumentet e faksifikuara dhe makineritë e prodhimit – printera e skanera, kompjuterë, ngjyrë, sprej plumba etj.