Policia vazhdojnë të patrullojnë në Liqenin e Badovcit

Autori:Zekirja Shabani

Për ta dëshmuar sigurinë dhe gatishmërinë në luftën kundër terrorizmit, policia e Kosovës duket të jetë shumë aktive.

Ata vërehen kudo, e sidomos në ato pjesë ku janë ngritur dyshimet se mund të kryhen aktivitete terroriste.

Njësitet policore po vazhdojnë ende të patrullojnë në Liqenin e Badovcit, aty ku javë më parë u arrestuan pesë persona nën dyshimin për lidhjet e tyre me organizatat terroriste. Tash kontrollet po bëhen edhe me anije.

Ata në këtë formë po vazhdojnë ta mbikëqyrin gjendjen e sigurisë, pas arrestimit të disa personave me dyshimin për terrorizëm.

Edhe pse masat e sigurisë janë shtuar, policia bën thirrje që të mos krijohet panik.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për RTK-në se policia në kohë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë edhe masat e sigurisë te Liqeni i Badovcit.

Prezenca e policisë në këtë pjesë ka reduktuar edhe numrin e vizitorëve te liqeni.

Ata shihen fare rrallë në këtë pjesë që më herët shihej si mundësi e mirë për t’i kaluar ditët e nxehta.

Ka disa javë që andejpari vërehen më shumë policë, sesa vizitorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-vazhdojne-te-patrullojne-ne-liqenin-e-badovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala