Policia tregon pse nuk po mund ta zë Agim Madanajn

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Naim Rexha, në Interaktiv të KTV-së, ndër të tjera ka folur edhe për atë se pse uniformat e kaltra nuk po arrijnë ta zënë Agim Madanajn, që gjuajti në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës.
“Agim Madanaj është në fokus të Policisë së Kosovës. Fillimisht ka qenë në fokus si i kërkuar me një fletarrest ndërkombëtar”, ka thënë Rexha.

Megjithatë , numri i dy i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky institucion i lartë i sigurisë i ka marrë të gjitha veprimet planifikuese për arrestimin e shtetasit nga Shqipëria.

“Ai është në kërkim të Policisë së Kosovës, e cila është duke marrë veprimtaritë e planifikuara. Besoj që në momentumin e caktuar do ta arresoojmë, dhe do t’ia dorëzojmë drejtësisë”, ka thënë Rexha.

“Kjo nuk mund të përcaktohet me kohë. Nga profili i tij ka rezultuar me shtimin e masës për qytetarët e asaj ane. Por, gjithnjë duke u bazuar në profilin e tij, është konstatuar se ai nuk paraqet rrezik për qytetarët, e në anën tjetër paraqet rrezik për zyrtarët policorë”, ka thënë Rexha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-tregon-pse-nuk-po-mund-ta-ze-agim-madanajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala