Policia thotë se arrestoi dy persona me 65 kilogramë drogë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se gjatë operacionit “Letra” kanë arrestuar dy persona me 65 kilogramë drogë.

“Operacioni ‘LETRA’ vë në pranga dy të dyshuar dhe konfiskon rreth 65 kilogramë substancë narkotike Prishtinë , 2 shkurt 2016 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operativo-hetimore, me datën 1 janar 2016 ka realizuar operacionin policor “LETRA”, nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar me veturën e tij ka tentuar të kalojë në pikën kufitare Merdare, duke kryer veper penale ‘posedim i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Operacioni policor është zhvilluar rreth orës 08:30, ku gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur 13 paketime të dyshuara të substancës narkotike marihuanë.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: · M. Sh. lindur me 1964 m/sh/k · S. S. lindur me 1982 m/sh/k Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: · 13 (trembëdhjetë) paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila ka peshuar 12.208 (dymbëdhjetë kilogramë e dyqind e tetë gramë) · 1 (një) veturë e llojit Mercedes ngjyrë e kuqe · një telefon Iphone 5 , dy telefona “Nokia” · para kesh 370 euro dhe 500 dinarë të Serbisë.

Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent, ku të dyshuarit të parë i është lëshuar vendimi i mbajtjes për 48 orë.

Lidhur me këtë rast është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të dytë në një fshat të Klinës, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: · dy (2) thasë substancë të dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, · një gomë kamioni e mbushur me gjithsej njëzetë e pesë (25) paketime substancë narkotike e mbështjellë me qese najloni me peshë të përgjithshme rreth 52 kilogramë e 900 gramë , · pajisje për punë, · një peshore digjitale e llojit “ Grundig “ · një arme shotgun e firmës Ramington me 36 fishekë ;GA-12 · një pushkë e firmës STT –MOSSBERG –USA · njëzetë (20) fishekë GA-12 Me autorizim të prokurorit kompetent edhe personit të dytë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, kumtesa nga Policia e Kosoves.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-thote-se-arrestoi-dy-persona-me-65-kilograme-droge/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala