Policia tentohet të korruptohet me 5 euro

Derisa dy Zyrtarë Policor kanë qenë në pikë kontrolli fshatin Gërlicë të Ferizaj kanë ndaluar një kamion me targa të Maqedonisë të cilin e drejtonte vozitësi shtetas Maqedonas. Vozitësi i kamionit i kishte vendosur 5 euro ne libreze të kamionit të cilat ka tentuar që t’ju jap Zyrtareve Policor por këta të fundit nuk i kanë pranuar të hollat (miton e ofruar) dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet ne procedure te rregullt.