Policia speciale arreston 15 serbë në Brezovicë

Njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë arrestuar sot pesëmbëdhjetë serbë në Brezovicë.
Lajmi është bërë i ditur për mediat serbe nga shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, i cili ka thënë se do të kërkoj Qeverisë së shtetit të tij që të thërras një takim urgjent.
Ai ka thënë se këtë mëngjes, pak pas orës dhjetë, njësite të Policisë së Kosovës në parkun nacional “Shara” në Brezovicë kanë arrestuar të gjithë punëtorët që janë gjetur aty.
Sipas tij, aty janë arrestuar 15 punëtor, në krye me drejtorin të cilët po mbahen të ndaluar në Ferizaj.
Këtë aksion të policisë së Kosovës, Gjuriq e ka quajtur si sulm mbi të drejtat e serbëve.
Aksionin, në një prononcim për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmoj që janë arrestuar 15 persona dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Të njëjtin janë në procedurë të intervistimit. Ata janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe shkatërrim të pyjeve”.
“Të arrestuar ka edhe serb mirëpo na duhen informacionet përfundimtare për të konfirmuar nacionalitetin e të gjithë të arrestuarve”, ka thënë Kelani. /lajmi.net