Policia rrethon një lagje në Kumanovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, njësia speciale policore e shoqëruar edhe me automjete të rënda e ka rrethuar Rrugën “Nikolla Vapcarov” në Lagjen ‘Dardania” në Kumanovë.

Dëshmitarë okularë, thonë se me këtë rast janë demoluar dyer të disa shtëpive, kurse policia nuk është sjellë mirë më banorët, transmeton Lajmi

Ndërkohë, që banorët rrëfejnë për shqetësimin në orët e para të mëngjesit, ata edhe kanë kërkuar shpjegim zyrtar për ndërmarrjen e aksionit policor.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-rrethon-nje-lagje-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala