Policia rrethon edhe RTK-në

Numër i madh i policëve janë grumbulluar tek institucionet të cilat janë pikat në të cilat do të ndalen protestuesit në protestën që ka thirrur opozita.
Protesta e organizuar nga tri partitë opozitarë do të fillon për pak minuta.
Ndërkohë, Njësia Speciale e Policisë tanimë është vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, edhe në pran objekteve tjera, si Gjykata Kushtetuese dhe objekti ku është vendosur Ministria e Drejtësisë, shihen forca të mëdha policore.
Policë ka edhe në oborrin e RTK-së.